“Stema”, LSDM: Deklarata e Taravarit është tronditëse
“Stema”, LSDM: Deklarata e Taravarit është tronditëse

Deklarata e Taravarit që bashkë me stemën, të zgjidhen edhe çështjet e tjera të hapura, për LSDM-në opozitare është tronditëse. Sipas tyre, Qeveria e ka futur shtetin në krizë ekonomike, ndërkaq hapja e temave etnike është vetëm për ta defokusuar dhe përçarë opinionin.
“Kjo deklaratë tronditëse e ministrit Taravari, i cili merret me gjithçka përveç shëndetësisë, për çka është i obliguar, konfirmon se Qeveria tërësisht ka hequr dorë nga ajo që me të vërtetë e kanë prioritet qytetarët. Në vend të zgjidhjes së problemeve reale, Qeveria do ta mashtrojë popullin me tema nga e kaluara që ta tërheqë vëmendjen nga e tashmja e dhimbshme. Realiteti është se vetëm për tetë muaj, Qeveria e ka futur shtetin në krizë ekonomike, tani i duhen këto tema që ta defokusojnë opinionin”, tha Metodija Ilievski, nënkryetar i LSDM-së. /Alsat.mk