Stërvitja nuk shkoi mirë, Lebron me ofendime dhe provokime ndaj djalit të tij

Los Anxheles Lejkers po përgatiten për një sezon të ri, historik për ekipin e tyre, por edhe për të gjithë ligën “NBA”. LeBron Xhejms dhe djali i tij me të njëjtin emër do të bëhen të parët, baba dhe bir, që do të luajnë në ligën më të madhe në të njëjtën kohë dhe, natyrisht, të parët që do ta bëjnë këtë në të njëjtin klub.
LeBron dhe Broni ishin aktorët kryesorë të historisë stërvitore të shpërndarë nga insajderët e NBA-së në rrjetet sociale dhe të raportuara nga mediat. Në një moment gjatë stërvitjes së aksioneve, ndodhi që djali i tij të luante mbrojtje ndaj LeBronit.
Sipas raportimeve, në një moment Broni pati fatin e keq të prekte apo godiste në dorë babanë e tij, i cili sulmonte vijën e gjuajtjeve të lira me topin në dorë. Aksioni përfundoi me LeBronin, që u shkëput nga Broni nën tabelë dhe shënoi, më pas u kthye drejt tij dhe filloi me fjalë të ashpra, ofendime dhe provokime.
Djali i kosha-shënuesit më të mirë në historinë e NBA (40,474 pikë) u zgjodh nga Lejkers, si zgjedhja e 55-të në draftin e këtij viti. Kujtojmë se Broni Xhejms ka lindur në vitin 2004, kur babai i tij ishte një debutues 19-vjeçar me Klivlend Kavalirs.