Stërvitje e mund për medaljen e artë që kushton vetëm……820 dollarë!

Medalja e artë olimpike është ëndrra e çdo sportisti anembanë botës, për të cilën ai punon e stërvitet 4 vite me radhë. Gjithsesi, është e pabesueshme se sa është realisht vlera e medaljes së artë që vendosin në qafë sportistët në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Një medalje ari, në treg, do të shitej për vetëm 820 dollarë. Ajo përmban në vetvete 550 gram argjend dhe vetëm 6 gram ar.

Duke llogaritur vlerën e tyre në treg, argjendi shkon 466 dollarë dhe ari 353 dollarë. Pra, në total, medalja e artë shkon 820 dollarë!!!

Interesant fakti se medalja e artë e Tokios është 265 dollarë më e shtrenjtë se ajo e Olimpiadës dimërore të vitit 2018 në Pjeong Çang.

LEXO EDHE:

Back to top button