Stiven Zherard, largohet nga stoli i i Aston Vilës?

Aston Villa është futur në një periudhë krize, e cila kulmoi me barazimin ndaj Notingam Forest më 10 tetor. Klubi anglez e ka menduar të ardhmen e Stiven Zherard disa javë më parë, i cili tani duket se është rikthyer përsëri në diskutime, pavarësisht se është i pamposhtur për katër ndeshje radhazi.

“Footmercato”, shtron pyetjen se edhe sa kohë do t’i jepet trajnerit anglez, i cili aktualisht ndodhet në vendin e 16-të, tre pikë nga zona e rënies dhe me nëntë pikë të grumbulluara në po aq ndeshje.

Sfida kundër Çellsit më 16 tetor për Zherardin do të jetë një ditë gjykimi./albeu.com/

 

LEXO EDHE:

Back to top button