Stojkova: VMRO-DPMNE nuk është kundër dixhitalizimit, por kundër reformave të nxituara

VMRO-DPMNE dhe koalicioni opozitar Për Rindërtimin e Maqedonisë, nuk është kundër dixhitalizimit në arsim, por është kundër përjashtimit të librave shkollorë të shtypur, tha në emisionin e sotëm në “Rruga drejt…” në Alsat, deputetja Velika Stojkova nga VMRO-DPMNE. Siç shton ajo, mosbesimi në reformat e paralajmëruara është gjithashtu periudha kohore e parashikuar për përgatitjen dhe zbatimin e tyre.

VMRO-DPMNE dhe Koalicioni për Rindërtimin e Maqedonisë janë kundër reformës së nxituar, e jo kundër reformave. Ne nuk jemi kundër dixhitalizimit, ne jemi kundër kësaj mënyre të dixhitalizimit, me të cilën largohen librat shkollorë të shtypur. Ne jemi kundër ndryshimit të përmbajtjeve mësimore ku thuhet- përforcim i identitetit të qytetarëve të RMV-së.  Kjo thuhet- përforcim i identitetit nacional! Prandaj nuk duhet shpejtuar, dhe për dy muaj të bëhen reforma. Askush nuk është kundër reformave”, thotë Stojkova.

LEXO EDHE:

Back to top button