Stojkoviç: Ata janë miqtë tanë të futbollit, ne shkojmë për sport

Përzgjedhësi i Serbisë, Dragan Stojkoviç, gjatë një konference për shtyp, foli për çështjet e sigurisë para ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë. Kjo ndeshje do të luhet më 7 qershor në Tiranë, në fillim të kualifikueseve të Kupës së Botës.

“Ndeshje jashtëzakonisht e rëndësishme për ta dhe për ne, por është thjesht një ndeshje. Ata janë miqtë tanë të futbollit, ne shkojmë ekskluzivisht për sport dhe për të parë se kush është më i mirë në fushë. Asnjë tension politik dhe mesazh nga tifozët, deklarata të lajthitura të disa të çmendurve që duan të krijojnë një gjendje lufte. Ne nuk jemi të interesuar për këtë, dhe nuk do të jetë kështu”, garantoi ai.

 

Stojkovic, i njohur si “Piksi”, u shpreh i bindur se ekipi serb do të ketë një mikpritje të shkëlqyer.

 

“Gjithashtu, kur të vijnë këtu, organizimi i ndeshjes do të jetë plotësisht nën kontroll dhe asgjë e paparashikuar nuk mund të ndodhë, gjë që do t’i trondiste të gjithë. Duke dëgjuar mediat dhe ata që bëjnë deklarata, mund të dëgjosh gjithçka”, shtoi Stojković.

 

Trajneri serb e vlerësoi Shqipërinë si një ekip me cilësi të lartë, duke përmendur lojtarët kuqezi që luajnë në “pesë ligat” kryesore të Evropës.

 

“Ata thonë se u duhen dy milionë bileta, por asnjë stadium nuk e ka atë kapacitet. Është gjithmonë e njëjta histori, tensionet rriten. Në fakt është një atmosferë krejtësisht normale. Sigurisht që ka rivalitet, ata na shohin si miq sportivë, ashtu siç i shohim ne ata”, përfundoi Stojkoviç.

LEXO EDHE:

Back to top button