Stoltenberg: Do t’i adresohemi shqetësimeve të Turqisë për zgjerimin e NATO-s

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se aleanca do t’i adresohet shqetësimeve dhe kundërshtimeve të Turqisë ndaj anëtarësimit të Finlandës e Suedisë, raporton BBC.

Finlanda e Suedia kanë aplikuar javën e kaluar për anëtarësimin në NATO.

Por, Turqia ka thënë se kundërshton anëtarësimin e dy shteteve nordike, ndërsa presidenti turk Recep Tayyip Erdogan i ka quajtur Suedinë e Finlandën si vende ku po gjejnë strehë terroristët.

Por, Stoltenberg, ka thënë se është i bindur se NATO do të gjejë mënyra për t’iu adresuar shqetësimeve të Turqisë.

Stoltenberg po ashtu ka thënë se i mbetet Gjykatës Ndërkombëtare Penale të vendosë nëse presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është kriminel lufte apo arkitekt gjenocidi.

LEXO EDHE:

Back to top button