Stoltenberg: Shpenzimet për mbrojtjen të rriten në 2% të GDP-së

Stoltenberg: Shpenzimet për mbrojtjen të rriten në 2% të GDP-së

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u shpreh optimist se vendet anëtare të aleancës më të madhe ushtarake në botë do të zotohen edhe një herë për të përmbushur kriterin e shpenzimeve për mbrojtjen në masën 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (GDP).

Gjatë një takimi me kryeministrin portugez, Antonio Costa, Stoltenberg tha se pret që zotimi të bëhet në samitin e radhës të NATO-s që do të mbahet në Lituani.
“Në Vilinus pres që aleatët të bien dakord për zotimin e investimit, që të shpenzojmë të paktën 2% të GDP-së për mbrojtjen. Më erdhi mirë për rritjen e fundit në shpenzimet për mbrojtjen që bëri Portugalia, por aleatët duhet të bëjnë më shumë”, tha Stoltenberg.

Shifra u miratua fillimisht në samitin e Uellsit në vitin 2014, por sipas raportit të NATO-s për vitin 2022, vetëm 7 shtete anëtare e kanë arritur atë, Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Greqia, Estonia, Polonia, Letonia dhe Lituania.

Në buxhetin e vitit 2023, Shqipëria ka llogaritur 25,9 miliardë lekë, ose 230 milionë euro shpenzime për mbrojtjen, që përbëjnë 1,19% të GDP-së, shifër shumë më e ulët se ajo që kërkohet nga NATO.

Në samitin e Lituanisë, që është parashikuar të organizohet në 11-12 korrik të këtij viti, mendohet se 2%-shi të vendoset si kuotë minimale e detyrueshme për vendet anëtare, për shkak të zhvillimeve të vitit të fundit, kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës.

LEXO EDHE:

Back to top button