“Stop” për hendbollistët serbe të “Arilje” në Kosovë

Skuadra serbe e hendbollit “Arilje” nuk zhvilloi përballjen e planifikuar me skuadrën e Trepçës në Mitrovicën e Veriut, pasi që ishte e ndaluar nga autoritet kosovare. Lajmin është lançuar nga vet skuadra serbe e henbollit në rrjetet sociale, duke potencuar se Policia e Kosovës nuk u ka lejuar të hyjnë në territorin e Kosovës, pasi që nuk kanë aplikuar për leje.

 

Sipas marrëveshjes së Brukselit, çdo aktivitet që planifikohet të ndodh në Kosovë duhet të ketë lejen paraprakisht nga Ministria e Jashtme. Në bazë të marrëveshjes, Policia me profesionalizëm dhe përpikshmëri u ka ndaluar hyrjen skuadrës serbe.

 

“Arilje” ka shkruar se ndeshja do të zhvillohet në një terren neutral në Serbi.

LEXO EDHE:

Back to top button