Struga T.L. përball Sileksit, Shkëndija sfidon Makedonija Gj.P.

Në selinë e Federatës së Futbollit të Maqedonisë, sot u hodh shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Maqedonisë në futboll. Shorti deshi që mbrojtësi i trofeut të Kupës së Maqedonisë, Makedonija Gj.P. të jetë mysafirë i Shkëndijës në Tetovë, në takimin e parë të gjysmëfinales.

Dyshja e dytë përbehët nga lideri aktual në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, skuadrës së Struga Trim Lum, i cili do të përballet me Sileksin.

Nga të gjitha skuadrat gjysmëfinaliset, vetëm Struga Trim Lum është pa titull të Kupës. Lideri aktual do të kërkojë trofeun e parë në historikun e vet, pas inkuadrimit në futbollin elitar në Maqedoni. Sileksi ka arkëtuar 3 trofe, në vitin 1994, 1997 dhe 2021, Makedonija Gj.P. ka triumfuar në vitin 2006 dhe 2022, ndërsa Shkëndija është fituese e Kupës në vitet 2016 dhe 2018.

Ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë janë planifikuar që të zhvillohen më 5 prill, ndërsa finalja është në javën e tretë të muajit maj.

 

 

Kupa e Maqedonisë – Gjysmëfinale

 

Struga Trim Lum – Sileksi

Shkëndija – Maqedonia Gj.P.

LEXO EDHE:

Back to top button