Struga Trim Lum “deklasoi” Vardarin me 4-0

Në ndeshjen e mbetur të javës së 5-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, skuadra e Struga Trim Lum “deklasoi” skuadrën e Vardarit me rezultat 4-0.

Pas pjesës së parë pa gola, vendasit shënuan 4 gola në vazhdim. Fillimisht Besart Ibraimi hapi rezultatin në minutën e 56-të, para se Mentor Mazrekaj të shënojë golin e dytë.

Në minutën e 84-të, Hadis Tairi zgjëroi epërsinë në 3-0, ndërsa golin e fundit për Strugën, e shënoi Senad Jaroviç. Me këto tri pikë, Struga Trim Lum, mbetet në vendin e tretë me 24 pikë, ose një pikë më pak se Shkëndija dhe FC Shkupi.

LEXO EDHE:

Back to top button