Struga Trim Lum, do të synojë që të shkruajë historinë

Pavarësisht eliminimit nga kualifikueset e Ligës së Kampionëve, aventura e skuadrës së Shpëtim Duros do të zhvendoset në Ligën e Konferencës, ku do të ndeshet me kampionët e Malit të Zi, Buduçnostin.

Këta të fundit u eliminuan që në fazën paraeliminatore të Ligës së Kampionëve, e tani do të testojnë veten ndaj Struga Trim Lum. Një sfidë që mund të konsiderohet dhe si “derbi i Ballkanit” për shkak të shtrirjes gjeografike të dy vendeve. Ndeshja e parë do të luhet në Ohër, me ekipin strugan që do të zbresë në fushë me statusin e favorites, ndaj një kundërshtari që nuk duhet nënvlerësuar.

Buduçnost numëron mbi 50 ndeshje në kompeticionet e UEFA-s, teksa kanë shkuar vetëm një herë në turin e tretë të Ligës Europa më shumë se një dekadë më parë. Te Struga janë besimplotë se mund të bëjnë mirë ndaj malazezve, për të avancuar më tej.

Në rast se ekipi strugan shkon në turin e tretë të kualifikueseve, atëherë do të ndeshet me skuadrën që kualifikohet nga çifti: The New Saints / Swift Hesperange.

LEXO EDHE:

Back to top button