Struga Trim Lum fiton dhe vazhdon krizën e FC Shkupit

Skuadra e Struga Trim Lum shënoi fitore me 2-1 ndaj Fc Shkupi edhe pse ishte më një lojtarë më pak për më shumë 40 minuta. Në sfidën e zhvilluar në Struga, vendasit ishin të parët që u kanosën me Maleskin, para se Muharemi të rrezikojë portën e Angeletit. Vazhdoi presioni i vendasve dhe në dy raste ishte aksioni identik. Krosojnë Mici dhe Diake, por sulmuesit Maleski dhe Hamza drejtojnë topin mbi portë.

Dhe në aksionin e radhës, Struiga Trim Lum kalon në epërsi. Arbi Vosha kroson nga krahu i djathtë, ndërsa Kompaore shënon nga afërsia për 1-0. Struga Trim kishte edhe dy raste të tjera, përmes Maleskit që të shënojë golin e dytë, por portieri i Fc Shkupit, Grote ishte në nivel të detyrës. Dhë në aksionin e fundit të pjesës së parë, në kundërsulmin e shpejtë të FC Shkupit, hajvali nuk arrin të mposht portierin vendas, Angeletin, nga 5 metra.

Në fillim të pjesës së dytë, Fc Shkupi fiton penalti dhe karton të kuq për Diake, pas konsultimit me sistemin VAR. Ekzekutor i sigurte ishte Muharem Suhel, që dërgoi topin në njërën, ndërsa portierin në anën tjetër. Në këtë periudhë, FC Shkupi kërkoi edhe golin e dytë, por tentimi i Mehmetit u ndal nga Angeleti.

Dhe dënimi erdhi shpejtë në anën tjetër, kur mbrojtësi i Fc Shkupit, luan me dorë në zonë dhe arbitri kryesor nuk heziston që  të tregojë në pikën e bardhë. Ekzekutor i sigurte ishte Komparore, që shënoi golin e 11-të në këtë sezon për te sjell sërish në epërsi Struga TL.

Deri në fund të takimit ishin edhe tentimet e Bojkut dhe Shabanit, por nuk ndryshuan rezultatin përfundimtar.

LEXO EDHE:

Back to top button