Struga Trim Lum konfirmon Marjan Radeskin

Struga Trim Lum konfirmoi përforcimin e tretë gjatë kësaj merkatoje, sulmuesin Marjan Radeski. Bëhet fjalë për një sulmues të spikatur, i cili në elitën e futbollit vendor numëron plotë 257 ndeshje, 64 gola dhe 24 asistime.

27-vjeçari me Struga Trim Lum ka nënshkruar kontratë për një vit e gjysmë, ndërsa rikthehet në futbollin vendor vetëm pas një aventure 5 muajshe në futbollin armen, ku mbrojti ngjyrat e Pjunik.

Ndërkohë Radeski në futbollin vendor, ka luajtur për dy nga skuadrat më të mira në vend, Shkëndijën dhe FC Shkupin, pastaj 11 Oktomvri, Metalurgun dhe Akademia Pandevin.

LEXO EDHE:

Back to top button