Struga Trim Lum me shumë mungesa përball Gostivarit në derbin e javës

Skuadra e Gostivarit, lider aktual i Ligës së Parë të Maqedonisë, kërkon pikë ndaj kampionit në fuqi, Struga Trim Lum. Vendasit përballet me mungesa të shumta dhe së fundmi listës të të lënduarve iu bashkuan Krivanjeva dhe Ukpa.
“Edhe në këtë ndeshje trajneri i Struga Trim Lum, Qatip Osmani nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e kapitenit Bunjamin Shabani. Përveç tij tashmë një kohë më të gjatë jashtë fushave të futbollit janë edhe Besmir Bojku dhe Hadis Tairi, ndërsa së fundmi në lëndime të natyrës më të lehtë janë ankuar edhe Lanre Kehinde, Besart Krivanjeva dhe Hogan Ukpa. Këta tre të fundit ishin pjesë e stërvitjes së bashku me grupin, ashtu që për paraqitjen e tyre në ndeshjen e sotme do të vendoset vetëm pak para ndeshjes, kuptohet nëse të njëjtit ndihen plotësisht të gatshëm për të kontribuar për skuadrën”, ka njoftuar FC Struga.
Përballja derbi i javës së 8-të do të zhvillohet në stadiumin në Strugë, në orën 14.00.