Struga Trim Lum, pa portierin e parë plot një muaj

Lideri aktual në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, skuadra e Struga Trim Lum, do të jetë plot një muaj pa portierin Vedran Qosevski, i cili u lëndua në duelin derbi të javës së 11-të, kundër FC SHkupit në stadiumin në Çair.

Portieri i skuadrës nga Struga,  u lëndua në momentin e përplasjes me sulmuesin e FC Shkupit, Adetunxhi, pas së cilës arbitri kryesor, Aleksandar Stavrev tregoi në pikën e bardhë. Penaltia e realizuar nga Alavarez, vendosi edhe fituesin në këtë përballje.

Mirëpo pas penaltisë Qosevski u zvënëdësua për shkak të dhimbjeve në pjesën e shpatullës dhe këto ditë pritet që të kalojë ekzemiminimet më të hollësihme. Parashikimet fillestare janë se Qosevski do të mungojë së paku një muaj. (FOTO: Sportmedia.mk)

LEXO EDHE:

Back to top button