Struga Trim Lum pëson në Strumicë, Voska Sport mund Vardarin në Shkup

Me katër përballje të ditës së shtunë, Liga e Parë Futbollistike e Maqedonisë nisi javën e 14-të, ndërsa dy takimet e fundit do të zhvillohen gjatë ditës së diel. Në Shkup, në dueli e skuadrave që janë në fundin e renditjes, skuadra e Voska Sportit mundi Vardarin në transfertë me 2-1.
Ndërkohë kampioni aktual, Struga Trim Lum shijoi disfatën e 5-të në këtë sezon, pasi që u mund në transfertë kundër Brera Strumicës me 2-1. Skuadra e Gostivari e shfrytëzoi terrenin vendas dhe mundi minimalisht me 1-0 skuadrën e Bregallnicës.
“Kuqezinjët” e Shkëndijës mundën Tikveshin me 1-0, në stadiumin në Tetovë, në një përballje që nisi me vonesë prej 20 minutave, për shkak të problemeve me transportin për skuadrën e miqve. Të dielën, Makedonija Gjorçe Petrovi takohet me Rabotniçkin, ndërsa Sileski mirëpret FC Shkupin.
FOTO: Ekipa.mk
Liga e parë – java e 14
Vardari 1–2 Voska Sport
Brera Strumica 2–1 Struga Trim Lum
Shkëndija 1–0 Tikveshi
Gostivari 1–0 Bregallnica
Makedonija Gj.P. – Rabotniçki
Sileksi – FC Shkupi