Struga Trim Lum vazhdon marshin pozitiv, mund Rabotniçkin me 3:1

Skuadra e Struga Trim Lum shënoi fitore në transfertë kundër Rabotniçkit me rezultatin 3-1,  në kuadër të javës së 14-të të Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë dhe mbetën një pikë prapa Vardarit në pozitën e parë.

Skuadra e Struga Trim Lumit shënoi golat e para përmes Jevtoskit dhe Maleskit, para se Trajkov të shënojë golin e vetëm për Rabotniçkin. Golin e fundit në këtë përballje e shënoi Bunjamin Shabani dhe siguroi 3 pikë për skuadrën e Struga Trim Lum, e cila javën e ardhshme takohet me Bashkimin.

Kujtojmë se të martën, FC Shkupi përballet me Pelisterin në sfidën e fundit të javës së 14-të.

LEXO EDHE:

Back to top button