Strugë, alarmante gjendja me Covid-19

Është i madh numri i mërgimtarëve nga Ohri dhe Struga që nuk mund të kthehen në vendet ku jetojnë dhe punojnë, sepse pasi e bëjnë testin e detyrueshëm PCR, vërtetohet se janë pozitivë me kovid, thonë epidemiologët për Alsat. Ato vendosen në karantinë dhjetë ditore dhe njoftohen Ministria e Brendshme dhe Dogana. Vetëm të shtunën, nga 280 teste të kryera në Qendrën e Shëndetit Publik në Ohër, 28 ishin pozitiv. Aktualisht janë 29 të shtruar në spitalin modular në Strugë. Dje, në kushte spitalore kanë vdekur katër struganë.

https://www.youtube.com/watch?v=Zsr7hJ263F0

Raste shtesë pozitive ka edhe pas analizave në dy pikat në aeroportin e Ohrit. Kishte edhe familje të tëra. Qytetarët janë të vetëdijshëm për problemin.

“Kjo është për shkak të këtyre tubimeve, dasmave, festimeve, festave në shtëpi. Jam i vaksinuar dhe i rivaksinuar dhe them që të gjithë të vaksinohen. Kjo duhet bërë, përndryshe kjo murtajë nuk do ndalet… “

“Duhet të vaksinohen, nuk ka rrugëdalje tjetër. Kush nuk ka frikë? Tani thonë se është edhe më keq se sa ishte. Edhe pse jam i vaksinuar dy herë, përsëri kam frikë.”

Në Strugë, numri i kontrolleve ambulatore ditore të pacientëve me simptoma të kovidit është i lartë. Vetëm dje ai numër ishte 112. Edhe në Ohër është kritike. Kanë mbetur vetëm gjashtë shtretër të lirë në spitalin modular. 44 pacientë janë hospitalizuar, ndërsa më i riu është 40 vjeç.

Miki Trajkovski

LEXO EDHE:

Back to top button