Strugë, protestë për më shumë siguri në trafik

Pas aksidentit të fundit në të cilin një çiklist 17-vjeçar nga fshati Livadhi e Strugës vdiq në rrugën e vjetër Ohër-Strugë, çiklistët nga Struga sot dolën dhe protestuan para komunës. Ata kërkuan zgjerimin e kësaj rruge, ndërtimin e shtegut për biçikleta drejtë Ohrit sipas shembullit të shtegut mes Linit dhe Pogradecit në Shqipëri. Ata gjithashtu kërkuan edhe prani më të shtuar të policëve gjatë fundjavave, kur ka më shumë çiklistë. Organizatorët thonë se ky është vetëm hapi i parë në përpjekjen e tyre për t’i detyruar autoritetet të ndërmarrin masat e duhura. Nëse jo, atëherë do të vazhdojnë protestat. Kjo rrugë u rindërtua para dy vitesh, por edhe përkundër premtimeve për ndërtimin e shtegut për çiklistë, kjo nuk u bë.

“Të gjithë ne që sot kemi ardhur këtu, ndoshta 80% kemi pësuar ndonjë aksident automobilistik ose jemi goditur nga makinat. Rruga përdoret shumë për qëllime rekreative, nga çiklistët dhe atletët. Ajo rrugë për momentin është më e pasigurta. Në atë rrugë nuk kanë pësuar vetëm çiklistët. Atje kanë vdekur edhe motoçiklistë, por edhe tjerë në aksidente automobilistike. Me siguri dhjetë ose më shumë”, tha Nikola Kutanoski, çiklist.

LEXO EDHE:

Back to top button