Studentët do të mund t’i marrin për një javë paratë për shujtën studentore

Studentët do të mund t’i marrin për një javë paratë për shujtën studentore

Studentët prej sot paratë për racionin e subvencionuar të ushqimit do të mund t’i marrin në javë, përkatësisht 840 denarë gjithsej për gjashtë ditë të javës në vend të pagesës ditore prej 140 denarë.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës informoi se studentët të cilët e realizojnë të drejtën e racionit të subvencionuar ushqimor, nga sot në llogarinë e tyre të transaksionit do të kenë 840 denarë për blerjen e produkteve ushqimore dhe paratë do të mund t’i përdorin nga e hëna deri të shtunën.

Nuk ka asnjë ndryshim në kushtet për ushtrimin e të drejtës së racionit të subvencionuar të studentëve.

LEXO EDHE:

Back to top button