Studentët sot protestojnë para Kuvendit të Maqedonisë, kërkojnë kushte më të mira

Studentët sot protestojnë para Kuvendit të Maqedonisë, kërkojnë kushte më të mira

Një grup studentësh sot pasdite, gjegjësisht në ora 16:00 do të protestojë para Kuvendit për kushte më të mira studentore. Kjo protestë vjen pasi u paralajmërua dhe pastaj u tërhoq një ligj për heqjen e vaktit studentor.

Organizatorët e protestës, nga shoqata “Rezistenca Studentore” thonë se kanë 4 kushte për të ndalur protestën: të rritet shuma financiare e vaktit ditor nga 120 në 150 denarë, të barazohen të gjitha bursat, studentët të mos të jenë pjesë e masave shtrënguese të qeverisë dhe të përmirësohen kushtet në konviktet e studentëve.

LEXO EDHE:

Back to top button