Studenti më i moshuar diplomon për mjekësi!
Studenti më i moshuar diplomon për mjekësi!

Një 70-vjeçar nga Hong Kongu është diplomuar për Mjekësi, duke u bërë një nga studentët më të vjetër në botë. Për CNN, ai ka treguar se kur shkoi për herë të parë si student, të gjithë në klasë menduan se ishte profesori. Por në fakt, Toh Hong Keng ishte një student si gjithë të tjerët që dëshironte të studionte për Mjekësi. Në muajin Korrik ai u diplomua për Mjekësi në Universitetin e Mjekësisë në Filipine. Pasi doli në pension, 70 vjeçari nuk e kaloi kohën si bashkëmoshatarët e tij. Por ai u “zhyt” në tekstet e anatomisë duke studiuar për fushën që dëshironte. Vitet e studimit kanë qenë të lodhshme dhe të mundimshme, saqë shpeshherë ka menduar të dorëzohet. Por ai nuk hoqi dorë dhe me vendosmëri arriti të përfundonte studimet dhe të diplomohej për Mjekësi.