Studim: Doza e parë e vaksinës Pfizer, 75 për qind efektive

Një studim në Izrael ka zbuluar se doza e parë e vaksinës së zhvilluar bashkërisht nga kompania Pfizer dhe BionTech është 75 për qind efektive kundër  COVID-19. Revista mjekësore “The Lancet” publikoi rezultatet e hulumtimit të kryer nga Sheba Health Center në Izrael mbi vaksinën Pfizer-BionTech.

Sipas studimit, shkalla e infeksionit u ul me 75 për qind dhe shkalla e simptomave u ul me 85 për qind midis 2 dhe 4 javëve pas vaksinimit në më shumë se 7 mijë punonjës të kujdesit shëndetësor në Izrael, ku doza e parë e vaksinës u aplikua në janar. Mjeku Prof. Dr. Arnon Afek nga Qendra Shëndetësore Sheba deklaroi se studimi i tyre mbështet vendimin e qeverisë britanike për të filluar dhënien e një doze të vetme të vaksinës për qytetarët e saj.

Ekspertët thonë se ky studim mbështet pikëpamjen se doza e dytë mund të aplikohet më gjatë se 3 javë, pasi doza e parë e vaksinës Pfizer-BionTech siguron mbrojtje të lartë. Ndërkaq, theksohet se numri i personave që kanë marrë dozën e parë të vaksinës mund të rritet në një kohë të shkurtër.

 

LEXO EDHE:

Back to top button