Studimet deri-diplomike, mjekësia më e preferuara për studentët
Studimet deri-diplomike, mjekësia më e preferuara për studentët

Gazetare: Linda Ebibi
Dega e mjekësisë më e preferuara e studentëve për vitin akademik 2024/2025. Gjithsej 53.535 studentë janë regjistruar vitin e kaluar, që paraqet rritje prej 2.3 për qind krahasuar me vitin paraprak. Numri më i madh i studentëve janë femra, përkatësisht 59.3 për qind e të regjistruarve.
“Në vitin e parë të studimeve në vitin akademik 2024/2025, u regjistruan 14,644 studentë, që është 27.4 për qind e numrit të përgjithshëm. Nga këta, 13,825 studentë u regjistruan për herë të parë. Kur bëhet fjalë për zgjedhjen e një fushe studimi, shëndetësia dhe mbrojtja sociale rezultuan të jenë më tërheqëset, me 13,371 studentë të regjistruar”, thonë nga Enti Shtetëror i Statistikave.
Pas mjekësisë, fusha më e interesuar nga studentët është ajo e biznesit, administrimit dhe drejtësisë me 10.839 studentë, dhe teknologjitë e informacionit dhe komunikimit me 8.875 studentë.
“Shumica e studentëve, madje 76.8 për qind, vendosën të studiojnë në institucionet publike të arsimit të lartë, ndërsa 23.2 për qind e mbetur janë të regjistruar në universitete private”, njoftojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave.
Numri më i vogël i studentëve të regjistruar, pra 740 prej tyre është në fushën e bujqësisë, pylltarisë, peshkimit dhe veterinarisë. Përndryshe viteve të fundit ka rënie të ndjeshme të nxënësve dhe studentëve. Për shtatë vite në vend ka 17 mijë nxënës më pak, ndërsa numri i studentëve është zvogëluar për 7 mijë. /Alsat.mk