Studimi: Doza e parë e vaksinës Pfizer Astra dhe Zeneca ul rrezikun e infeksionit me 62%
Një studim i financuar nga qeveria e Britanisë për banorët e shtëpive të kujdesit ka zbuluar se rreziku i tyre i infektimit me Covid-19 – qoftë raste simptomatike ose asimptomatike – ra me 62% pesë javë pasi morën dozën e parë të vaksinës Oxford / AstraZeneca ose Pfizer / BioNTech.
Ata që janë infektuar pasi kanë bërë vaksinën mund të kenë më pak gjasa të transmetojnë Covid-19, sipas të dhënave fillestare.
Studimi, i financuar nga Departamenti i Shëndetit dhe Kujdesit Social, është thelbësor, duke pasur parasysh se shumica e provave klinike dhe studimeve vlerësuan ndikimin e vaksinave në rastet simptomatike, por është ende e paqartë nëse vaksinat mund të zvogëlojnë rastet asimptomatike – të cilat luajnë një rol vendimtar në përhapjen e virusit.








