Studimi: Gjithnjë e më shumë plastikë po grumbullohet në trurin e njeriut

Mostrat e trurit përmbanin 7 deri në 30 herë më shumë pjesë të vogla plastike sesa mostrat e veshkave dhe të mëlçisë, thuhej në draftin e studimit.

Mostrat e trurit të njeriut të mbledhura në autopsitë në fillim të vitit 2024 gjetën copa më të vogla plastike në krahasim me mostrat e mbledhura tetë vjet më parë.

“Përqendrimet që pamë në indet e trurit të individëve normalë, të cilët kishin një moshë mesatare rreth 45 ose 50 vjeç, ishin 4,800 mikrogramë për gram, ose 0.5 për qind ndaj peshës,” thotë Matthew Kampen, një profesor i shkencave farmaceutike në Universitetin e New Mexico.

-Krahasuar me mostrat e trurit të autopsisë nga viti 2016, kjo është një rritje prej rreth 50 për qind. Kjo do të thotë se truri ynë sot është 99.5 për qind tru, dhe pjesa tjetër është plastike, tha Kampen.

“Kjo rritje tregon vetëm ekspozimin dhe nuk jep informacion rreth dëmtimit të trurit,” tha Phoebe Stapleton, një profesore e asociuar e farmakologjisë dhe toksikologjisë në Universitetin Rutgers në Piscataway, New Jersey.

-Është e paqartë nëse këto grimca në jetë janë të lëngshme, që hyjnë dhe dalin nga truri, apo grumbullohen në indet neurologjike dhe shkaktojnë sëmundje. Nevojiten kërkime të mëtejshme për të kuptuar se si grimcat mund të ndërveprojnë me qelizat dhe nëse kjo ka pasoja toksikologjike, shtoi ajo.

Mostrat e trurit përmbanin 7 deri në 30 herë më shumë pjesë të vogla plastike sesa mostrat e veshkave dhe të mëlçisë, thuhej në draftin e studimit.

LEXO EDHE:

Back to top button