Studimi: Izolimi i dytë në Angli zvogëlon për 30% rastet me koronavirus

Infeksionet e Covid-19 kanë rënë me “afërsisht” 30% në Angli, gjatë bllokimit të dytë kombëtar, sugjeroi një studim i ri.

Hulumtimi u krye nga Imperial College London, ndërsa testimet në më shumë se 105 000 njerëz kanë treguar që infeksionet e koronavirusit janë në rënie.

Raporti përfshin rezultate nga testet e koronavirusit të marra midis 13 dhe 24 nëntorit dhe tregon se rreth 0.96% e popullsisë së Anglisë është i infektuar, ose rreth 1 në 100 njerëz”.

“Kjo është afërsisht një rënie prej 30% e numrit të infeksioneve krahasuar me të dhënat e mëparshme, ku më shumë se 1 në 80, ose 1.3% e njerëzve, ishin të infektuar”, zbuloi raporti.

“Ne po shohim një rënie të infeksioneve në nivel kombëtar dhe në veçanti në të gjithë rajonet që më parë ishin prekur më rëndë. Kjo sugjeron që izolimi ndihmoi në frenimin e infeksioneve në këto zona”, tha Paul Elliot, drejtor i programit në Imperial.

Sipas hulumtimit, numri i R ka rënë nën 1, i vlerësuar në 0.88, “që do të thotë që epidemia e vendit aktualisht po zvogëlohet sesa po rritet”.

LEXO EDHE:

Back to top button