Studiuesja e shkencave politike: Mëngjesi i sotshëm ishte me ankth, pasi të gjithë i kanë prit rezultatet në SHBA

Studiuesja e shkencave politike: Mëngjesi i sotshëm ishte me ankth, pasi të gjithë i kanë prit rezultatet në SHBA

Sot të gjithë sytë e botës kanë qenë tek zgjedhjet në SHBA, ku sipas rezultateve, presidenti i ardhshëm i SHBA do të jetë republikani Donald Trump, i cili ka fituar zgjedhjet kundër Kamala Harris.

Gresa Hasa, studiuese e shkencave politike në Vjenë, ka qenë sot e ftuar në emisionin Ditë e Re në Alsat me moderatoret Era Gjakova dhe Valdeta Ismaili, ku ka diskutuar për zgjedhjet dhe rezultatet në SHBA.

Ajo theksoi se mëngjesi ka qenë paska me ankth sepse të gjithë i kanë prit këto rezultate, sepse e gjithë bota ndikohet nga kjo.

“Zgjedhjet në Amerikë nuk ndikojnë vetëm Amerikën por gjithë botën, përfshin shumë rajone, përfshin Ballkanin, Lindjen e Mesme apo Evropën. Dhe zgjimi i sotëm ishte ankthioz, rezultati ishte një rezultat që nuk është shokues sepse deri diku ishte i pritshëm megjithatë mbetet prapë problematik sepse deri tani duket se Donald Trump është drejt fitores”, tha Gresa Hasa, studiuese e shkencave politike.

Hasa theksoi se zgjedhjet në Amerikë nuk janë çështje vetëm e politikës së brendshme amerikane por janë çështje e politikës të SHBA në vende të ndryshme në botë dhe ndikimin që ka në stabilitetin e vendeve.

Ajo shtoi se Donald Trump mund të luhasë demokracinë në SHBA, bazuar në faktin se ai përdor gjuhë përçarëse, raciste dhe është një lider populist.

Dallimi me Donald Trump dhe Kamala Harris sipas rezultateve ishte me 224 për Harris dhe 267 për Trump dhe në vota pothuajse një dallim prej 5 milion. / Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button