Stuhi e tmerrshme në Greqi, nëse jeni duke pushuar në këto vende, ndiqni udhëzimet!
Stuhi e tmerrshme në Greqi, nëse jeni duke pushuar në këto vende, ndiqni udhëzimet!

Greqia nesër do të goditet nga një stuhi e fortë dhe me këtë rast ka bërë të ditur ministri i Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile Vasilis Kikilias.
Siç tha Kikilias, nesër pritet një stuhi e fortë.
View this post on Instagram
Theksohet se banorët dhe vizitorët duhet të jenë veçanërisht të kujdesshëm me stuhitë e papritura në det, të cilat të gjithë e dinë sa të rrezikshme, ndërsa në zonat ku do të ketë reshje intensive, vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet lumenjve dhe përrenjve.
“Fakti që deri dje kishim zjarre të mëdha dhe nesër do të përballemi me shira ekstremë, tregon për shtrirjen e krizës klimatike që po përjetojmë tani në vendin tonë”, tha Kikilias.
Komiteti Koordinues për Mbrojtjen Civile do të mblidhet së shpejti, në mënyrë që shërbimi zjarrfikës, rojet bregdetare, ELAS, natyrisht forcat e armatosura dhe vetëqeverisja vendore e nivelit të parë dhe të dytë të jenë në gatishmëri maksimale, përfundon njoftimi.