Stuhi të fuqishme goditën lindjen e SHBA-së, të paktën dy të vdekur
Stuhi të fuqishme goditën lindjen e SHBA-së, të paktën dy të vdekur

Të paktën dy persona humbën jetën dhe më shumë se një milion familje mbetën pa energji elektrike për shkak të një stuhie të fortë të shoqëruar me breshër që goditi lindjen e Shteteve të Bashkuara.
Viktimat janë një djalë 15-vjeçar nga Karolina e Jugut, i cili vdiq kur një pemë ra mbi të teksa po dilte nga vetura dhe një 28-vjeçar në Alabama, i cili u godit nga rrufeja.
Paralajmërimet për tornado ishin në fuqi për 10 shtete nga Tennessee në New York ndërsa shërbimi amerikan i motit njoftoi se paralajmërimi mbulon 29.5 milionë njerëz.
2023 has been an active year for supercells & tornadoes in the USA. @JustonStrmRider & I have documented at least 51 twisters in 2023. This tops the ~46 twisters we witnessed in 2011. Grateful to still be following our passion of chasing storms! pic.twitter.com/JGW2jaIlBc
— Simon Brewer (@SimonStormRider) August 8, 2023
Deri mbrëmë, më shumë se 2,600 fluturime janë anuluar dhe pothuajse 7,900 janë vonuar, sipas të dhënave nga ueb-faqja Flytaver.
Në Maryland, shërbimi i motit ka lëshuar një paralajmërim për përmbytje të mundshme gjatë ditës së sotme.
Pemë dhe linja elektrike ranë në disa vende dhe çatitë e tëra të shtëpive u hodhën në erë.