Stuhia Debby shndërrohet në uragan, Florida shpall gjendjen e jashtëzakonshme
Stuhia Debby shndërrohet në uragan, Florida shpall gjendjen e jashtëzakonshme
Stuhia tropikale Deby u forcua në një uragan dhe vazhdon t’i afrohet bregut perëndimor të Floridës, duke rritur rrezikun e reshjeve “historike”, sipas qendrës amerikane të SHBA-së për uraganet.
Urdhrat e evakuimit emergjent janë lëshuar për banorët e qarqeve të Floridës.
“Merreni situatën seriozisht,” tha shefi i Qarkut Hernando dhe zyrtari i sigurisë publike. Drejtori Mike Brennan u bëri thirrje banorëve që të gjejnë një vend të sigurt ku të strehohen. Presidenti Joe Biden shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në Florida, duke miratuar fonde federale për të ndihmuar autoritetet lokale. Guvernatorët e Xhorxhias dhe Karolinës së Jugut gjithashtu shpallën gjendjen e jashtëzakonshme.
Sipas parashikimeve, sezoni i uraganeve në Oqeanin Atlantik të Veriut, i cili zgjat nga fillimi i qershorit deri në fund të nëntorit, pritet të jetë jashtëzakonisht i vështirë këtë vit për shkak të temperaturave të larta në ujërat e oqeanit, të cilat krijojnë fenomene të këtij lloji.