Stuhia e fuqishme godet Britaninë

Erërat e forta të shkaktuara nga stuhia Bella me fuqi uragani arritën deri në 170 kilometra në orë, kurse stuhitë e mëdha të shiut goditën disa pjesë të Britanisë sot, duke ndërprerë shërbimet hekurudhore, ndërsa drejtuesit e automjeteve mbetën të bllokuar në përmbytje.

Ishulli Wight ishte më i godituri nga stuhia Bella me erëra që arritën deri në 170 kilometra në orë, ndërsa pjesë të bregdetit jugor të Anglisë dhe Uellsit verior gjithashtu regjistruan erëra me rreth 129 kilometra në orë. Përmbytja në shina shkaktoi anulime të trafikut hekurudhor dhe vonesa në Anglinë jugore, kurse linja kryesore e trenave për në Londër u bllokua nga një pemë e rënë.

Në Uells, Western Power tha se stuhia shkaktoi ndërprerje të energjisë elektrike për 21.000 shtëpi. Shumica e shërbimeve u rivendosën sot, por 1.700 shtëpi ende nuk kanë furnizim me energji elektrike.

Rreth 1.000 njerëz u detyruan të evakuoheshin nga një park karvanësh i përmbytur në Northampton ditën e Krishtlindjes ndërsa shiu i madh përmbyti vendin. Në këtë zonë ende janë në fuqi paralajmërimet për përmbytjet.

LEXO EDHE:

Back to top button