Stuhia rrëzon pemët dhe shkatërron makinat në Stamboll

Qyteti më i madh i Turqisë, Stambolli, u godit nga një stuhi e rëndë, me pemë dhe çati të rrëzuara, raporton Anadolu Agency (AA).  Stuhia filloi me reshje të dobëta shiu në rrethet evropiane të Stambollit duke përfshirë Sultangazi, Gaziosmanpasa, Bakırkoy, Bagcılar, Beyoglu, Kagıthane, Bayrampasa dhe Esenler. Era e fortë rrëzoi edhe pemë, ndërkohë u angazhuan autoritetet për normalizimin e situatës. Disa shërbime të trageteve në qytet janë anuluar për shkak të erës së fortë, theksuan operatorët lokalë. Kompania e Autobusëve të Detit të Stambollit (IDO) tha se anuloi disa shërbime, duke përfshirë linjat midis provincave të Stambollit dhe Bursës.

LEXO EDHE:

Back to top button