Stuhitë dhe moti i keq pushtojnë SHBA-në

Një stuhi dimri dhe i ftohti i acartë kanë pushtuar mbarë Shtetet e Bashkuara por Teksasi është ai që po i ndjen më shumë pasojat, ku energjia elektrike është shkëputur me miliona banorë që kanë mbetur në errësirë prej ditësh tashmë. Sipas autoriteteve shtetërore, nga kufiri me Meksikës deri në Oklahoma e Houston, banorët po jetojnë në terr.

- Advertisment -

Zyrtarët e Teksasit thanë po ashtu se fajtore është kompania e shpërndarjes së energjisë e për këtë do të nisin hetimet. Por problemet me energjinë janë shoqëruar këto edhe me temperaturat më të ulëta rekord, që duket se do të vazhdojnë deri në fund të javës.

Mbi 21 milionë qytetarë apo thuajse70% e popullsisë së Teksasit, po jetojnë pasojat e këtij dimri të rëndë.

Ndërkohë sipas shërbimit meteorologjik, stuhia e acartë po zhvendoset drejt lindjes ndërsa parashikojnë se temperaturat do të rriten lehtë javën e ardhshme, edhe pse në shumë shtete do të mbeten përsëri nën temperaturat normale të dimrit.

LEXO EDHE:

Back to top button