Suad Sahiti, zbarkon në Çair dhe firmos me FC Shkupin

Suad Sahiti do të jetë përforcimi i radhës për FC Shkupin. Burime brenda klubit nga Çairi konfirmojnë se anësori kosovar do të vesh fanellën e FC Shkupit në sezonin e ri, pasi që ka rënë dakord me drejtuesit e klubit. Sipas tyre, Suad Sahiti do të firmos kontratën njëvjeçare, me obcion që i njëjti të vazhdohet edhe për një vit tjetër.

Sahiti vjen nga skuadra e Llapit, ku ishte së fundit dhe ku nuk zhvilloi asnjë ndeshje, pasi që kishte vështirësi administrative dhe nuk ishte regjistruar me kohë për të garuar në Super Ligën e Kosovës.

Ditë më parë Sahiti zhvilloi stërvitjen e parë me futbollistët e tjerë të FC Shkupit, ndërsa sot pritet të prezantohet zyrtarisht në selinë e skuadrës nga Çairi.

Më parë, Sahiti ka veshur fanellën e Rabotniçkit, Skendërbeut, AEL-it në Qipro, Septemvrit në Bullgari, Vislla Plokut në Poloni, Zrinjski Mostarit në BeH dhe Shibenikut në Kroaci. 28 vjeçari ka regjistruar edhe një paraqitje për kombëtaren e Kosovës.

LEXO EDHE:

Back to top button