Suarez: Barca e dobët, Reali mund të shënonte 4 gola

Luis Suarez, ish-lojtari i Barcelonës, ka komentuar humbjen 1:2 të katalanasve ndaj Real Madridit të dielën. Ai beson se kjo skuadër nuk ka forcë dhe se Real Madridi mund të kishte shënuar katër gola po të kishte dashur.
“Kjo skuadër e Barcelonës nuk është e njëjtë si disa vite më parë. Ata nuk kanë stil të lojës, nuk janë agresivë dhe nuk luajnë si ekip. Shumë lojtarë dështojnë. Ky ekip është pa kokë”, tha mes tjerash Suarez.
Tani sulmuesi i Atletiko Madridit, potencoi se Barça është e dobët si në sulm ashtu edhe në mbrojtje…
“Barcelona nuk ka forcë në sulm, dhe në mbrojtje është plotësisht në kaos. Nuk do të përparojë në këtë mënyrë. Po të donte, Real Madridi do të kishte shënuar katër gola. Barcelona nuk mund të mbështetet te një djalë i ri, që ka vetëm një vit e gjysmë në ekip”, tha në fund Suarez.