Suarez mendon tërheqjen nga futbolli, zbulohen arsyet

Luis Suarez i ka thënë klubit të tij aktual, Gremio, se ai “mendon të tërhiqet nga futbolli”. Uruguaiani vuan nga dhimbjet e gjurit. Ai beson se do të jetë e vështirë të vazhdojë karrierën e tij.

Përfaqësuesit e 36-vjeçarit do të takohen me klubin në ditët në vijim dhe opsioni i zgjidhjes së kontratës, e cila skadon në dhjetor 2024, do të shqyrtohet. Inter Miami do të jetë i interesuar për nënshkrimin e sulmuesit, nëse ai vendos të largohet nga Gremio por të vazhdojë karrierën e tij si lojtar.

Luis Suarez ka shënuar 11 gola dhe ka dhënë 8 asistime në 25 paraqitje për klubin brazilian.

LEXO EDHE:

Back to top button