Suarez nuk e tradhëton Mesin, vazhdon kontratën me Inter Majamin

Sulmuesit nga Uruguai kontrata me skuadrën nga Amerika i skadon në fund të muajit dhjetor. Kështu, futbollisti në janar është “lotjar i lirë”.

Megjithatë, duket se ai e ka në plan ta vazhdojë kontratën me Inter Majamin, duke mbetur në klub deri në fund të vitit 2026.

Suarez pati një sezon pozitiv në të gjitha garat me Inter Majamin. Ai shënoi 17 gola dhe bëri 17 asiste në 50 ndeshje të luajtura.

Kujtojmë se shokët e skuadrës, si: Zhordi Alba dhe Serhio Buskets kanë vendosur të pensionohen./Indeksonline/

LEXO EDHE:

Back to top button