Suarez shpejt fiton shpërblimet, por ka edhe një klauzolë të çuditshme

Brenda pak muajsh, Luis Suarez është kthyer në forcën kryesore të sulmit të Atletiko Madrid, duke shënuar 16 gola. Sulmuesi po regjistron shifra që te Atletiko nuk mendoni se do t’i arrinte kaq shpejt, e për të cilat kishin vendosur klauzola të ndryshme në marrëveshjen me të. Një prej tyre i jepte sulmuesit 1 milionë euro shpërblim sapo të arrinte 15 golat në kampionat, ndërsa 1 milionë euro të tjera do të jepen kur të arrijë shifrën 20, pasi bonusin e parë e ka përfituar.

- Advertisment -

 

Padyshim që drejtuesit e skuadrës dhe tifozët janë shumë të lumtur për atë që po tregon uruguaini, por njëkohësisht janë edhe të alarmuar nga një situatë e tij. Klubi nuk mendonte se Suarez do të kishte një impakt të tillë dhe pranoi të vendoste në kontratë një klauzolë që i mundësonte lojtarit të ndërpriste marrëveshjen në mbyllje të edicionit të tij të pare me madrilenët. Një ofertë e rëndësishme mund ta bëjë të ndryshojë mendje, duke e larguar nga Atletiko i cili falë tij është kandidati kryesor për të fituar La Liga.

LEXO EDHE:

Back to top button