Sudan, palët bien dakord për një armëpushim 7 ditor

Sudan, palët bien dakord për një armëpushim 7 ditor

Pas përpjekjeve të përsëritura që kanë rënë në vesh të shurdhër, kreu i ushtrisë sudaneze, gjenerali Abdel Fattah al-Burhan dhe udhëheqësi i organizatës paraushtarake Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF), Mohamed Hamdan Daglo, kanë rënë dakord për një armëpushim 7 ditor.

Armëpushimi fillon që nga e enjtja, 4 maj, sipas një deklarate nga Ministria e Punëve të Jashtme të Sudanit Jugor. Të dyja palët ranë dakord të caktojnë përfaqësues për bisedimet e paqes, për të cilat këmbënguli presidenti i Sudanit Jugor Salva Kiir, raporton Reuters.

Autoritetet e Sudanit të Jugut më parë ofruan të ndërmjetësojnë me të dyja palët në konflikt. Luftimet në Sudan hynë në javën e tretë dhe deri më tani janë vrarë më shumë se 500 persona ndërsa rreth 100,000 njerëz janë larguar nga vendi.

LEXO EDHE:

Back to top button