Sudan, respektim i pjesshëm i armëpushimit

Sudan, respektim i pjesshëm i armëpushimit

Luftimet në Sudan vazhduan të martën, pavarësisht se një armëpushim 72-orësh i ndërmjetësuar nga SHBA dhe Arabia Saudite ishte në fuqi nga mesnata e së hënës. Konflikti midis forcave të gjeneralit al-Burhan, udhëheqësi de fakto i vendit që nga grushti ushtarak i tetorit 2021, dhe ish-komandantit në juntën ushtarake, gjeneralit Daglo, kreut të Forcave paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë , shpërthyen më 15 prill, duke prishur përpjekjet për të rifilluar tranzicionin e vendit drejt demokracisë. Zonat me popullsi të dendur, veçanërisht në kryeqytetin Khartoum, u kthyen në fusha beteje. Sulmet ajrore, zjarr artilerie dhe luftimet në rrugë kanë shkaktuar të paktën 459 viktima dhe kanë plagosur më shumë se 4,000, sipas shifrave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

LEXO EDHE:

Back to top button