Suedia, kualifikohet si lider i Grupit “E”

Kombëtarja e Suedisë fitoi ndeshjen e fundit ndaj Polonisë me rezultat 3 – 2. Pas vetëm dy minutave lojë, Forsberg kaloi Suedinë në epërsi me një gol të bukur (2′), ndërsa nuk kishte ndryshim të rezultatit deri në fund të pjesës së parë.
Edhe në pjesën e dytë, Forsberg realizoi sërish falë një super asistimi të Kullushevskit (59′). Nga një kundër aksion i shpejtë, Polonia u rikthye në lojë përmes Levandovskit që realizoi eurogol nga distanca pas vetëm dy minutave (61′). Polonia gjeti golin edhe përmes Sëierczok, por u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje. Në fundin e ndeshjes, doli në skenë prapë Levandovski që shënoi golin e fundit për Poloninë në këtë Kampionat Evropian (84′).
Derisa, pritej përfundimi i ndeshjes, në skenë doli Kaleson që vulosi fitoren e Suedisë dhe i ndihmoi të kualifikohen si lider të grupit (90+4).
Polonia eliminohet nga “Euro 2020”, derisa Suedia kalon tutje me shtatë pikë.