Suedia shqyrton ndryshime legjislative për menaxhimin e krizave

Qeveria suedeze njoftoi sot se do të caktojë një komitet parlamentar për të rishikuar mënyrën e dhënies së një pushteti më të madh qeverive të ardhshme në lidhje me menaxhimin e krizave.

“Situatat ku këto fuqi mund të bëhen të rëndësishme përfshijnë katastrofat natyrore, përhapjen e gjerë të infektimeve ose sulmet terroriste”, tha kryeministri Stefan Lofven.

“Kushtetuta e Suedisë ofron udhëzime të qarta se si qytetarët mund të mbrohen në situata lufte, por kur bëhet fjalë për mbrojtjen e shtetasve suedezë nga një armik në ajër, i panjohur më parë dhe i padukshëm, kjo është një arsye për të rishikuar fuqitë e qeverisë në një kohë krize”, shtoi ai, duke iu referuar COVID-19.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale, Lena Hallengren, sqaroi se një ligj i përkohshëm që synon të parandalojë përhapjen e COVID-19 do të paraqitet në janar.

Sipas saj, se qeveria do ta paraqisë projektligjin ose një pjesë të tij më 4 janar, duke synuar që ai të hyjë në fuqi më 15 janar.

LEXO EDHE:

Back to top button