Sugarevski i LSDM-së dorëhiqet nga të gjitha funksionet partiake

“Në shenjë të përgjegjësisë morale dhe dështimit në zgjedhjet lokale, si në nivel lokal ashtu edhe në atë qendror, jap dorëheqje nga funksioni Kryetar dhe anëtar i Këshillit mbikëqyrës të LSDM-së”, kështu ka shkruar në profilin e tij në Facebook, Goran Sugarevski, i cili njëherit ishte edhe kandidat nga radhët e LSDM-së për kryetar të Komunës së Prilepit.