Suksesi i parë për Lando Norrisin, Verstapen mbeti “pa fuqi”

Piloti britanik i MekLarenit, Lando Norris, fitoi garën e Çmimit të Madh të Majamit në Formula 1, suksesi i tij i parë në karrierë. Një fitore surprizë e Norris, që rikthen MekLarenin në majën e podiumit pas 3 vitesh. Ai u gjet në vendin e duhur, i pari, në momentin e duhur, kur në pistë hyri makina e sigurisë. Ndërrimi i gomave nën regjimin e makinës së sigurisë e la në krye të garës dhe më pas e mbrojti vendin e parë deri në fundin e saj.

Maks Verstapen, u përpoq ta kapte për një moment, por pa sukses. Holandezi i “Red Bull”-it u rendit në vendin e dytë, i pafuqishëm të duelojë për fitore. Ndërkohë që, në podium u ngjit edhe Sharll Lekler (i treti) me makinën Ferrari.

Një rezultat që nuk pritej në fillim të garës, e cila po komandohej nga Verstapen që nga starti i saj. Aksidenti mes Magnusenin dhe Sargjentin, në mesin e garës, bëri që në pistë të hyjë makina e sigurisë, ndërkohë që pilotët ndërronin gomat.

Norris përfitoi nga kjo situatë duke mbrojtur kreun dhe më pas nisi të shkëputej. Holandezi nuk arriti dot të duelojë për fitore, ndërkohë që Leklerk u kënaq me vendin e tretë, duke lënë pas shokun e tij të skuadrës Karlos Sainz (i katërti).

Në zonën e pikëve hynë edhe: Serxhio Perez (Red Bull), Luis Hamilton (Mercedes), Juki Tsunoda (RB), Xhorxh Rasell (Mercedes), Fernando Alonso (Aston Martin) dhe Esteban Okon (Alpine).

LEXO EDHE:

Back to top button