Sulaiman: Në vitin 2023 do të vjen sfida e madhe Fjuri-Usyk

Dy kampionët aktualë, britaniku Tajson Fjuri (VBC) dhe ukrainasi Oleksandr Usyk (VBA, VBO, IBF) pritet të përballen mes tyre në muajt e parë të vitit të ardhshëm. Lajmin e konfirmoi për “Sky Sports” presidenti i VBC, Maurisio Sulaiman.

Gjithsesi, kjo përballje mes dy kampionëve do të konfirmohet vetëm pas 3 dhjetorit, datë kur Fjuri do të ngjitet në ring për të dueluar ndaj patriotit të tij Derek Çisora, në Londër.

 

“Ka një interes shumë të madh për të zhvilluar këtë përballje mes Fjurit dhe Usyk. Të shohim se kur mund ta organizojmë. VBC ka qenë shumë e angazhuar për të zhvilluar një sfidë që do të unifikonte titujt kampionë bote. Ne jemi përpjekur prej kohësh, edhe për sfidën mes Xhoshua dhe Uajllderit disa vite më parë, por nuk ndodhi. Kemi mbështetur Fjurin që të duelojë ndaj Xhoshua-s dhe tani do të kërkojmë këtë duel mes Fjurit dhe Usyk”, tha më tej Sulaiman.

 

 

“Nëse do ta organizojmë, do të ishte një përballje e madhe për sportin e boksit. Duket sikur jemi në momentin e duhur për ta zhvilluar këtë sfidë. Më pas, fituesi do të përballej me Deontej Uajllderin në fund të vitit 2023. Ky është skenari që ne ëndërrojmë për të ardhmen. Natyrisht që edhe Uajllder do të ketë një sfidë në pranverën e vitit tjetër dhe duhet të fitojë”, tha presidenti i VBC.

LEXO EDHE:

Back to top button