Sulm i armatosur në Virxhina, dy të vdekur dhe tre të lënduar
Sulm i armatosur në Virxhina, dy të vdekur dhe tre të lënduar
Dy persona kanë mbetur të vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur nga të shtënat masive përpara se personi i armatosur të largohej nga vendi i ngjarjes në Virxhina.
Pesë personat u qëlluan pranë qendrës së qytetit Suffolk në bllokun 800 të East Washington Street,
Sipas një njoftimi për lajmet nga policia lokale, oficerët gjetën shumë njerëz me plagë nga arma kur arritën në vendngjarje. Një mashkull i rritur u shpall i vdekur në vendngjarje, ndërsa një tjetër vdiq nga plagët e marra në një spital lokal.
Tre të tjerë u transportuan në një spital lokal dhe aktualisht po marrin trajtim mjekësor për plagët e tyre. Policët e Suffolk kaluan orë të tëra duke hetuar vendin e ngjarjes në kërkimin e provave, por nuk kanë dhënë ende ndonjë detaj për një të dyshuar apo motiv të mundshëm në këtë rast.
Emrat, mosha e viktimave dhe shkalla e plagëve të tyre nuk janë bërë të ditura pasi policia pretendon se hetimet janë duke vazhduar.