Sulm i ri izraelit në Gaza: Vriten 84 palestinezë, mes tyre 50 fëmijë

Sulm i ri izraelit në Gaza: Vriten 84 palestinezë, mes tyre 50 fëmijë

Të paktën 84 palestinezë, duke përfshirë më shumë se 50 fëmijë, janë vrarë në dy masakra brutale që synonin shtëpitë palestineze në Gazë, të cilat ushtria izraelite ka qenë nën rrethim të rreptë për rreth një muaj.

Në një deklaratë të Zyrës së Qeverisë për Media në Gaza, thuhet se ushtria izraelite bombardoi ndërtesat e familjeve Shelejili Al-Gandour në veri të Gazës, në të cilat ndodheshin 170 civilë.

“Në dy masakrat brutale të kryera nga ushtria okupatore izraelite, 84 persona humbën jetën, mes tyre më shumë se 50 fëmijë dhe dhjetëra humbën dhe u plagosën në rrënojat”, thuhet në deklaratë.

U theksua se “Izraeli kreu gjenocid në Gaza” dhe se ushtria izraelite shënjestroi ndërtesat ku ishin strehuar civilët dhe palestinezët e zhvendosur, shkruan aljazeera.

Kujtohet se ekipet mjekësore dhe të mbrojtjes civile nuk kanë mundur të përmbushin detyrat e tyre, pasi janë shënjestruar në veri të Gazës, ku ushtria izraelite ndodhet në një rrethim të ngushtë prej rreth një muaji.

Në deklaratë thuhej se ushtria izraelite shembi sistemin shëndetësor në Gazën veriore, duke synuar spitalet dhe duke i nxjerrë jashtë shërbimit.

Ndryshe, Izraeli nisi një ofensivë tashmë që po zgjat mbi 1 vjet në territoret palestineze pas sulmit terrorist të Hamasit ndaj Tel Avivit.

LEXO EDHE:

Back to top button