Sulm me armë gjatë fushatës zgjedhore për kryebashkiak të Stambollit

Sulm me armë gjatë fushatës zgjedhore për kryebashkiak të Stambollit

Një sulm me armë ka ndodhur në një tubim parazgjedhor të kandidatit për kryetar bashkie të partisë AKP, e cila drejtohet nga Presidenti Rexhep Taip Erdogan.

Sulmi ndodhi në orën 16:30 të pasdites në zonën e Kutstuktsekmece, një komunë e vendosur në perëndim të Stambollit. Gjatë sulmit të kryer në tubimin e fushatës së kandidatit Aziz Geniai, ka mbetur e plagosur një 22-vjeçare.

Sipas ministrit të Brendshëm, Ali Gerlikaya në këtë incident është përdorur një armë me tytë të gjatë dhe një pistoletë.

Murat Kurum, kandidati i AKP-së për Bashkinë Metropolitane të Stambollit, të cilës i përket bashkia rajonale e Kutstuktsekmece, në postimin e tij në rrjetet sociale e ka cilësuar sulmin një kërcënim ndaj demokracisë.

LEXO EDHE:

Back to top button